Koreja e Veriut/ Rriten dënimet me vdekje për ata që shohin filma të huaj

Koreja e Veriut/ Rriten dënimet me vdekje për ata që shohin filma të huaj

Qeveria e Koresë së Veriut po zbaton gjithnjë e më shumë dënimin me vdekje, përfshirë edhe për njerëzit që kapen duke parë dhe shpërndarë filma apo produksione të tjera televizive të huaja, sipas një raporti të rëndësishëm të OKB-së.

 

Diktatura, e cila mbetet kryesisht e izoluar nga bota, po i nënshtron njerëzit e saj më shumë punës së detyruar, ndërsa kufizon më tej liritë e tyre, shtoi raporti.

 

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut zbuloi se gjatë dekadës së fundit shteti i Koresë së Veriut kishte shtrënguar kontrollin mbi "të gjitha aspektet e jetës së qytetarëve".

 

Asnjë popullsi tjetër nuk është nën kufizime të tilla në botën e sotme”, përfundoi raporti, duke shtuar se mbikëqyrja ishte bërë “më e përhapur”, e ndihmuar pjesërisht nga përparimet në teknologji.

 

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, tha se nëse kjo situatë vazhdon, koreano-veriorët "do t'i nënshtrohen më shumë vuajtjeve, shtypjes brutale dhe frikës që kanë duruar për kaq gjatë".

 

Raporti, i cili bazohet në më shumë se 300 intervista me njerëz që janë arratisur nga Koreja e Veriut në 10 vitet e fundit, zbuloi se dënimi me vdekje po përdoret më shpesh.

 

Të paktën gjashtë ligje të reja janë futur që nga viti 2015 që lejojnë dhënien e dënimit. Një krim që tani mund të dënohet me vdekje është shikimi dhe ndarja e përmbajtjes së mediave të huaja, siç janë filmat dhe dramat televizive, ndërsa Kim Jong Un punon për të kufizuar me sukses aksesin e njerëzve në informacion.

 

Të arratisurit u thanë studiuesve të OKB-së se që nga viti 2020 e tutje ka pasur më shumë ekzekutime për shpërndarjen e përmbajtjes së huaj. 

 

Ata përshkruan se si këto ekzekutime kryhen nga skuadrat e pushkatimit në publik për të ngjallur frikë tek njerëzit dhe për t'i dekurajuar ata që të shkelin ligjin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy