Udhëheqësi i opozitës hungareze, Peter Magyar tha se është optimist për fitoren e tij ndaj kryeministrit në largim, Viktor Orban , pas zgjedhjeve parlamentare të kësaj të diele në të cilat u shënua një pjesëmarrje rekord votuesish.
«Ne jemi optimistë, ose më saktë optimistë të kujdesshëm», deklaroi ai pasi u mbyllën qendrat e votimit dhe disa institute të pavarura të sondazheve publikuan sondazhe në fund të javës që i dhanë partisë së tij Tisza më shumë se 50% të votave.
Atmosfera ishte më e qetë në selinë e Fidesz të Viktor Orban, ku mbështetësit u mbajtën larg qendrës së shtypit.
Shefi i stafit të Orban, Gergely Gulyas, i vetmi që foli me median, theksoi se "trendet kryesore do të dihen vetëm pas dy ose tre orësh".
"Bazuar në sondazhet tona, partitë qeverisëse kanë një shans real për të marrë 100 vendet e nevojshme për të formuar shumicën në parlamentin me 199 anëtarë”, shtoi ai.



