Djali i princeshës norvegjeze dënohet me katër vjet burg për përdhunim, drogë dhe dhunë

Djali i princeshës norvegjeze dënohet me katër vjet burg për përdhunim, drogë dhe dhunë

Marius Borg Hoiby u dënua me katër vjet burg për dy akuza për përdhunim dhe për dhunë ndaj ish-të dashurës së tij.

 

Djali i Princeshës së Kuorës Mette-Marit nga një marrëdhënie e mëparshme i mohoi akuzat dhe ndodhej në paraburgim kur gjykata e Oslos dha vendimin.

 

Një nga rastet për të cilat Borg Hoiby u dënua ishte për marrëdhënie seksuale me një partnere ndërsa ajo ishte në gjumë.

 

Gjykata shqyrtoi videon e filmuar nga vetë Hoiby, e cila ishte çelësi për të përcaktuar se çfarë ndodhi. Hoiby u dënua gjithashtu për përdorim droge dhe shkaktim lëndimesh trupore.

 

Gjykata theksoi se veprimet e tij kishin sjellë pasoja serioze për viktimat dhe se dënimi pasqyronte rëndësinë e veprave penale për të cilat u gjykua.

 

Rasti ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik norvegjez, duke rikthyer në vëmendje debatet mbi përgjegjësinë individuale dhe trajtimin e barabartë para ligjit, pavarësisht statusit shoqëror apo lidhjeve familjare. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy