Presidenti i SHBA-ve Donald Trump tha këtë të diel se udhëheqësit ukrainas se nuk po tregojnë mirënjohje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikë për marrëveshjen që po përpiqen t’i japë fund konfliktit.
Në një mesazh në Truth Social presidenti amerikan sulmoi gjithashtu evropianët, “të cilët vazhdojnë të blejnë naftë nga Rusia", dhe paraardhësin e tij Joe Biden të cilin e akuzoi për mosveprim në fillim të konfliktit.
"Trashëgova një luftë që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë, një luftë ku të gjithë humbasin", shkroi presidenti me shkronja kapitale në rrjetin e tij social.



