Wikipedia ndalon përdorimin e inteligjencës artificiale për krijimin e përmbajtjes

Wikipedia ndalon përdorimin e inteligjencës artificiale për krijimin e përmbajtjes

Wikipedia ka vendosur të ndalojë përdorimin e inteligjencës artificiale (IA) për gjenerimin ose rishkrimin e përmbajtjes në enciklopedinë e saj online. Sipas politikës së re, përdorimi i modeleve të mëdha gjuhësore (LLM) shpesh shkel parimet themelore të Wikipedia-s dhe nuk do të lejohet. Versioni në gjuhën angleze i Wikipedia-s përmban mbi 7.1 milion artikuj.

 

Vendimi vjen pas një debati të gjatë midis redaktorëve vullnetarë, ku një votë e komunitetit mbështeti ndalimin, raportoi 404 Media.

 

Megjithatë, politika e re përfshin dy përjashtime: IA mund të përdoret për përkthime dhe për redaktime të vogla të tekstit. “Redaktorëve u lejohet të përdorin LLM-të për të sugjeruar redaktime bazike në shkrimet e tyre dhe për të përfshirë disa prej tyre pas shqyrtimit njerëzor, me kusht që LLM të mos prezantojë përmbajtje të vetën,” thuhet në dokumentin zyrtar.

 

Wikipedia paralajmëron për rreziqet e përdorimit të IA, duke theksuar se modelet mund të ndryshojnë kuptimin e tekstit ose të gjenerojnë informacione të pasakta. Themeluesi i Wikipedia-s, Jimmy Wales, e ka përshkruar situatën si një “rrëmujë” për shkak të rezultateve mashtruese ose të “halucinuara” që IA mund të prodhojë.

 

Vitin e kaluar, Wales deklaroi se inteligjenca artificiale mund të ndihmonte në disa aspekte të Wikipedia-s, por nuk duhet përdorur për të hartuar artikuj. “Modelet më të fundit, nga pikëpamja e Wikipedia-s, ende nuk janë aq të mira sa duhet,” tha ai për BBC-në.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy