Presidenti venezuelian Nicolas Maduro i bëri thirrje publikisht Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump që të bashkohet për paqen në kontinent gjatë një marshimi pro-qeveritar në Karakas.
“Jo luftërave të përjetshme, jo luftërave të padrejta, jo Libisë, jo Afganistanit. Rroftë paqja!” deklaroi Maduro, duke iu drejtuar Shteteve të Bashkuara.
I pyetur nëse kishte një mesazh për Trumpin, udhëheqësi çavist u përgjigj:
Po, paqe! Paqe! Ne jemi të zënë duke qeverisur me paqe. Nuk jam i shqetësuar për një agresion të mundshëm ushtarak.



