
27 vendet anëtare të BE-së kanë miratuar zyrtarisht paketën e nëntëmbëdhjetë të sanksioneve kundër Rusisë. Procedura sipas Presidencës daneze të BE-së, është finalizuar pa asnjë kundërshtim.
Sanksionet e reja do të godasin eksportet ruse të LNG-së, që është në fokus të masave të reja të BE-së.
Paketa përfshin gjithashtu një mekanizëm që kufizon lirinë e lëvizjes së diplomatëve rusë të vendosur në vendet e BE-së.
“Sot është një ditë e madhe për Evropën dhe për Ukrainën. Ndikimi i sanksioneve do të jetë real”, theksoi Ministri i Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen.
“Sapo kemi miratuar paketën tonë të 19-të të sanksioneve: ajo targeton ndër të tjera bankat ruse, bursat e kriptomonedhave, subjektet në Indi dhe Kinë. BE-ja po kufizon lëvizjet e diplomatëve rusë për të luftuar përpjekjet e destabilizimit. Është gjithnjë e më e vështirë për Putinin të financojë këtë luftë", tha Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Kaja Kallas.



