Të shtënat në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, liderët botërorë dënojnë sulmin

Të shtënat në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, liderët botërorë dënojnë sulmin

Të shtënat me armë në darkën e korrespondenteve të Shtëpisë së Bardhë kanë sjellë reagime të shumta nga liderë botërorë.

 

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, u shpreh i lehtësuar që Trump, Melania dhe të gjithë të pranishmit janë të sigurt, duke shtuar se mendimet e tij janë me të gjithë ata që u tronditën nga incidenti.

 

Kryeministri australian Anthony Albanese tha se është i lumtur që të pranishmit janë mirë dhe vlerësoi punën e Shërbimit Sekret dhe forcave të rendit.

 

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi se dhuna politike nuk ka vend në demokraci dhe shprehu mbështetje për presidentin amerikan dhe pjesëmarrësit.

 

Kryeministri britanik Keir Starmer theksoi se çdo sulm ndaj institucioneve demokratike dhe lirisë së shtypit duhet të dënohet në format më të fuqishme.

 

Presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodríguez, dënoi ashpër tentativën e sulmit dhe përcolli urimet më të mira për të gjithë të pranishmit.

 

Edhe kryeministri i Indisë, Narendra Modi, dërgoi urimet më të mira për sigurinë dhe mirëqenien e presidentit amerikan, zonjës së parë dhe zëvendëspresidentit.

 

 Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, deklaroi se dhuna nuk duhet të jetë kurrë rrugë dhe përcolli respektin e saj.

 

Ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ai dhe bashkëshortja e tij Sara ishin të tronditur nga tentativa për atentat ndaj Donald Trump.

 

Në një mesazh në rrjetin social X, Netanyahu tha se janë të lehtësuar që Trump dhe Melania janë të sigurt, ndërsa uroi shërim të shpejtë për oficerin e plagosur dhe përgëzoi Shërbimin Sekret për reagimin e shpejtë dhe vendimtar.

 

"Unë dhe Sara u tronditëm nga tentativa për atentat ndaj Presidentit Donald Trump në Uashington. Jemi të lehtësuar që Presidenti dhe zonja e parë (Melania Trump) janë të sigurt dhe të fortë. I dërgojmë urimet tona më të mira për shërim të plotë dhe të shpejtë oficerit të plagosur të Policisë dhe përgëzojmë Shërbimit Sekret të SHBA-së për veprimin e tyre të shpejtë dhe vendimtar"

 

Ngjarja ka rikthyer edhe njëherë debatin mbi sigurinë e liderëve politikë dhe rrezikun që shoqëron funksionet më të larta shtetërore në Shtetet e Bashkuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy