Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Saeed Khatibzadeh, ka deklaruar se Teherani nuk do t’ia dorëzojë Shteteve të Bashkuara uraniumin e pasuruar, pavarësisht deklaratave të mëparshme nga ish-presidenti amerikan Donald Trump.
Në një intervistë për Associated Press, Khatibzadeh theksoi se çdo pretendim për transferimin e materialit të pasuruar në SHBA është i pavërtetë dhe nuk përbën një nismë të pranuar nga Irani.
“Mund t’ju them se asnjë material i pasuruar nuk do të dërgohet në Shtetet e Bashkuara. Kjo nuk është një nismë dhe ne nuk do të pranojmë kushte që nuk janë të bazuara në realitet,” u shpreh ai.
Ai shtoi gjithashtu se Irani mbetet i gatshëm të trajtojë shqetësimet ndërkombëtare, por akuzoi Uashingtonin për qëndrime “maksimaliste” që po pengojnë përparimin në dialog.
“Ende nuk jemi në një fazë të një takimi të mirëfilltë, sepse SHBA nuk ka hequr dorë nga disa kërkesa të saj maksimaliste,” tha Khatibzadeh.



