
Një tërmet i fortë me magnitudë 6.3 ballë goditi Afganistanin verior dhe u ndje në të gjithë Pakistanin, Indinë dhe vendet e tjera fqinje, mbrëmjen e së dielës.
Tërmeti ndodhi në orën 01:29 të mëngjesit sipas kohës lokale të hënën dhe epiqendra e tij ishte në Afganistan pranë kufijve me Taxhikistanin dhe Uzbekistanin, sipas sizmologëve në Shërbimin Gjeologjik të SHBA-së (USGS).
Sipas USGS, epiqendra ishte rreth 23 kilometra në jug të Khulmit, Afganistan, dhe 51 kilometra në lindje-juglindje të Mazār-e Sharif, Afganistan. Tërmeti ishte i cekët, me një thellësi prej 10 kilometrash.
Raportet në mediat sociale tregojnë se tërmeti u ndje deri në Kabul të Afganistanit, Mashhad të Iranit, Islamabad të Pakistanit dhe zonat pranë kufirit Pakistan-Indi.



