Me 72% të votave të numëruara, partia Tisza e udhëheqësit të opozitës Peter Magyar është në rrugën e duhur për të fituar dy të tretat e vendeve në parlamentin hungarez.
Parashikimet tregojnë se Tisza do të fitojë 138 vende, ndërsa Fidesz do të marrë 54. Partia e ekstremit të djathtë Mi Hazank do të marrë shtatë.
Disa nga liderët evropianë kanë përgëzuar që në orët e para fitoren e Peter Magyar.
"Sonte zemra e Evropës rreh më fort në Hungari”, shkroi Ursula von der Leyen në X.
“Hungaria ka vendosur. Urime për fitoren tuaj në zgjedhje, i dashur Peter Magyar Pres me padurim të punojmë së bashku për një Evropë të fortë, të sigurt dhe, mbi të gjitha, të bashkuar”, shkroi kancelari gjerman Merz në X.
Edhe Presidenti Macron përgëzoi Peter Magyarin për fitoren e tij.
Franca përshëndet pjesëmarrjen demokratike, lidhjen e popullit hungarez me vlerat e Bashkimit Evropian.



