Sulm me armë në xhaminë më të madhe të San Diegos, pesë të vdekur

Sulm me armë në xhaminë më të madhe të San Diegos, pesë të vdekur

Policia e San Diegos reagoi pas një sulmi të armatosur në qendrën më të madhe islame të qytetit, e vendosur në lagjen Clairemont. Si pasojë e ngjarjes humbën jetën pesë persona, mes tyre edhe dy autorët e dyshuar të sulmit.

 

Shefi i policisë së San Diegos, Scott Wahl, deklaroi se dy të rinjtë, 17 dhe 19 vjeç, u gjetën të vdekur brenda një automjeti pranë xhamisë, pasi dyshohet se i dhanë fund jetës me armë zjarri. Presidenti i xhamisë, Ahmed Shabaik, konfirmoi se një nga viktimat ishte roje sigurie e objektit.

 

Presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi ngjarjen si “një situatë të tmerrshme”, duke theksuar se autoritetet do ta trajtojnë çështjen me serioz maksimal.

 

Sipas raportimeve të The New York Times, hetuesit kanë zbuluar mesazhe anti-islamike në makinën ku u gjetën agresorët. Njëri prej tyre dyshohet se kishte marrë armën nga banesa e prindërve pak para sulmit dhe kishte lënë edhe një letër lamtumire.

 

Një dëshmitar okular tha për CBS se kishte njoftuar policinë pasi dëgjoi rreth 30 të shtëna arme. Sipas faqes zyrtare të qendrës islame, ajo konsiderohet xhamia më e madhe në qarkun e San Diegos dhe përfshin edhe shkollën Al Rashid, ku zhvillohen kurse të gjuhës arabe, studime islame dhe mësime të Kuranit.

 

Pamjet ajrore nga vendi i ngjarjes treguan fëmijët duke u larguar nga kompleksi të shoqëruar nga forcat e rendit. Një zëdhënës i shkollës deklaroi për CNN se nxënësit dhe stafi janë në gjendje të sigurt. Autoritetet ngritën gjithashtu një qendër emergjence për ribashkimin e fëmijëve me familjet e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy