Përleshjet në burgun e Sri Lankës, 25 të vdekur dhe rreth 100 të plagosur

Përleshjet në burgun e Sri Lankës, 25 të vdekur dhe rreth 100 të plagosur

Të paktën 25 persona humbën jetën, ndërsa rreth 100 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e përleshjeve mes dy grupeve të të burgosurve në një burg në Sri Lanka.

 

Lajmi u konfirmua për Reuters nga dy burime policore dhe një burim spitalor.

 

Incidenti nisi të dielën, kur shpërthyen përleshje mes të burgosurve të dënuar dhe atyre që ndodhen në paraburgim në burgun e qytetit bregdetar të Negombos, rreth 35 kilometra në veri të kryeqytetit tregtar, Kolombos.

 

Autoritetet policore bënë të ditur se operacionet brenda burgut vijojnë ende, ndërsa zyrtarët po kontrollojnë të gjitha zonat e objektit për të identifikuar viktimat dhe personat e plagosur.

 

Zëdhënësi i ushtrisë, brigadier Waruna Gamage, deklaroi për Reuters se ushtrisë i është kërkuar të jetë në mbështetje të policisë, por aktualisht forcat ushtarake mbeten në gatishmëri.

 

Pamjet e transmetuara nga Derana TV shfaqën një prani të madhe të forcave policore jashtë hyrjes së burgut. Ndërkohë, një autobus policie që transportonte të burgosur të plagosur, disa prej të cilëve ishin të shtrirë në dysheme, u pa duke u larguar nga ambientet e burgut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy