
Nëndetëset bërthamore ruse janë në gjendje të lundrojnë pa u zbuluar nën akullin e Arktikut, tha të premten Presidenti Vladimir Putin.
Duke folur në një takim me punonjësit e sektorit bërthamor në Sarov, në lindje të Moskës, Putin theksoi se rajoni i Arktikut është thelbësor për mbrojtjen e Rusisë.
“Nëndetëset tona strategjike bërthamore zhyten nën akullin e Arktikut, duke u zhdukur nga radari. Ky është avantazhi ynë ushtarak”, tha ai.
Ai shtoi se kërkimi në Arktik është gjithashtu “jashtëzakonisht i rëndësishëm”, pasi rrugët e transportit detar po bëhen më të arritshme për shkak të shkrirjes së akullit.
“Është avantazhi ynë konkurrues sepse shumë vende”, vuri në dukje Putin.
Shumë vende, përfshirë Rusinë dhe SHBA-në, kanë theksuar rëndësinë e Arktikut për sigurinë dhe tregtinë globale vitet e fundit.
Që nga vitet 2000, Rusia ka ndërtuar tetë nëndetëse bërthamore të klasit Borei, me anijen më të fundit, Knyaz Pozharsky , që u lançua vitin e kaluar. Dy të tjera janë në ndërtim e sipër.



