"Ne kemi nevojë për garanci sigurie që funksionojnë, si Neni 5 i NATO-s."
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e bëri këtë deklaratë në Bruksel. "Rusia nuk mund të ofrojë garanci sigurie." "Është thelbësore që Evropa të jetë e bashkuar sot siç ishte në fillim, siç ishte në vitin 2022 kur shpërtheu lufta. Ky unitet kontribuon vërtet në arritjen e paqes së vërtetë dhe duhet të mbetet i fortë", shtoi Zelensky.
Ndërkohë, në një intervistë me CNN, i dërguari special i Donald Trump, Steve Witkoff, tha se "transferimi i territorit ukrainas do të diskutohet nesër në Shtëpinë e Bardhë" me Zelensky. Në samitin e Alaskës, Trump mori "garanci sigurie të paprecedentë për Shtetet e Bashkuara dhe Evropën", tha Witkoff. "Putin na ka siguruar se nuk do të sulmojë asnjë vend tjetër ose asete amerikane pasi të finalizohet marrëveshja e paqes" me Ukrainën. "Progres i madh me Rusinë, qëndroni në kontakt", shkroi Trump. Postimi u pasua nga një tjetër, në të cilin presidenti amerikan sulmoi "lajmet e rreme dhe të majtën ekstremiste, të cilët, edhe nëse do ta kisha bindur Putinin të hiqte dorë nga Moska, do të thoshin se bëra një gabim dhe një marrëveshje të keqe".
Zelensky mbërriti sot në selinë e Komisionit Evropian në Bruksel për një takim me Presidenten e ekzekutivit të BE-së, përpara një takimi me videokonferencë me Koalicionin e të Vullnetshmëve dhe një udhëtimi në Uashington për një takim nesër me Presidentin e SHBA-së.



