Presidenti amerikan Donald Trump nuk ka vendosur ende nëse do ta lejojë Ukrainën të prodhojë raketa interceptuese tokë-ajër Patriot, duke ngritur dyshime rreth gatishmërisë së Uashingtonit për të përmbushur një nga kërkesat kryesore të Kievit.
Në një intervistë telefonike me Financial Times të enjten, presidenti tha se ishte i pasigurt në lidhje me dhënien e një licence Ukrainës për të prodhuar raketa Patriot, duke shtuar se çështja ishte “nën shqyrtim”.
Është një armë e jashtëzakonshme dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm se kujt i japim licencë. Ne zakonisht nuk i licencojmë këto teknologji.



