SHBA godet anijen me drogë pranë brigjeve të Venezuelës/ Hegseth: U vranë katër narkoterroristë

SHBA godet anijen me drogë pranë brigjeve të Venezuelës/ Hegseth: U vranë katër narkoterroristë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi të premten se ka urdhëruar një tjetër sulm ndaj një anijeje pranë brigjeve të Venezuelës, në ujërat ndërkombëtare, ku janë vrarë katër persona të cilët i cilësoi si “narkoterroristë”. 

 

Ky është sulmi i katërt i administratës Trump ndaj një rrjeti kriminal që trafikon drogë. 

 

Sipas Hegseth, anija po transportonte sasi të mëdha narkotikësh me destinacion SHBA-në. 

 

Ai theksoi se asnjë pjesëtar i forcave amerikane nuk është lënduar gjatë operacionit. 

 

Presidenti Donald Trump publikoi në platformën X videon e sulmit, ku dukej një varkë e vogël që goditej nga raketat, dhe deklaroi se “një anije e ngarkuar me mjaftueshëm drogë për të vrarë 25 deri në 50 mijë njerëz” ishte ndalur para se të hynte në territorin amerikan. 

 

Autoritetet amerikane kanë kryer tre goditje të ngjashme më herët gjatë muajit shtator pranë Venezuelës, të gjitha në ujëra që administrata Trump i cilëson si ndërkombëtare. 

 

Në njërën prej tyre, më 2 shtator, ushtria raportoi 11 të vrarë, që sipas Trump ishin pjesëtarë të grupit kriminal Tren de Aragua.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy