SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë, Trump premton "spektaklin më të madh të në histori"

SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë, Trump premton "spektaklin më të madh të në histori"

Shtetet e Bashkuara festojnë këtë të shtunë 250-vjetorin e Pavarësisë me një seri aktivitetesh madhështore në Uashington, ku në qendër të ceremonive do të jetë presidenti Donald Trump.

 

Në National Mall pritet të zhvillohet eventi "Salute to America 250", i organizuar përmes një partneriteti publik-privat të mbështetur nga Shtëpia e Bardhë. Programi përfshin fluturime ajrore me qindra avionë civilë dhe ushtarakë, si dhe një spektakël gjigant fishekzjarrësh, që organizatorët synojnë ta regjistrojnë në Librin Guinness si shfaqjen më të madhe të organizuar ndonjëherë.

 

Sipas organizatorëve, rreth 850 mijë fishekzjarre do të hidhen nga 10 pika të ndryshme në Uashington, përfshirë tetë platforma në lumin Potomac. Shfaqja pritet të zgjasë rreth 40 minuta, dyfish më shumë se spektakli tradicional i 4 Korrikut.

 

Presidenti Trump pritet të mbajë një fjalim në mbrëmje, për të cilin ka paralajmëruar se do të jetë "vërtet i gjatë", ndërsa në një nga formacionet ajrore do të marrë pjesë edhe avioni i ri presidencial Air Force One.

 

Megjithatë, festimet janë shoqëruar me polemika politike. Kundërshtarët e Trump e akuzojnë atë se po e përdor përvjetorin kombëtar për përfitime politike dhe personale, ndërsa disa artistë u tërhoqën nga programi pas shpalljes së pjesëmarrjes së presidentit. Organizatorët i kanë hedhur poshtë këto akuza, duke i cilësuar si sulme me motive politike.

 

Përveç debateve politike, organizatorët përballen edhe me sfida praktike. Temperaturat që pritet të arrijnë rreth 38 gradë Celsius, lagështia e lartë, mundësia e stuhive në mbrëmje dhe masat e forta të sigurisë mund të ndikojnë në numrin e pjesëmarrësve.

 

Ndërkohë, ekspertët kanë ngritur shqetësime edhe për ndikimin mjedisor të spektaklit, pasi dokumente të brendshme të Shërbimit të Parkut Kombëtar paralajmërojnë se sasia e madhe e fishekzjarrëve mund të shkaktojë ndotje të konsiderueshme të ajrit në qendër të Uashingtonit.

 

Festime do të zhvillohen edhe në qytete të tjera amerikane. Në Nju Jork do të organizohet një shfaqje e madhe fishekzjarrësh dhe ceremonia simbolike në Times Square, ndërsa Filadelfia, qyteti ku u nënshkrua Deklarata e Pavarësisë, do të presë koncerte festive me artistë të njohur dhe aktivitete përkujtimore kushtuar 250-vjetorit të themelimit të Shteteve të Bashkuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy