Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare Giorgio Armani

Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare Giorgio Armani

Ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare stilisti dhe sipërmarrësi Giorgio Armani, një nga emrat më të famshëm të modës italiane në mbarë botën. 

I lindur në Piacenza në vitin 1934, Armani festoi ditëlindjen e 91-të më 11 korrik, por përjetoi  një verë sfiduese për sa i përket shëndetit të tij. 50 vite më parë ai do të themelonte kompaninë “Giorgio Armani”, e cila përfaqëson sot një nga gjigantët e modës në mbarë botën, me të ardhura 2,3 miliardë euro. 

Shtëpia e modës njoftoi ndarjen nga jeta të stilistit të famshëm përmes një njoftimi:

"Me hidhërim të thellë, Grupi Armani njofton ndarjen nga jeta të krijuesit, themeluesit dhe forcës së palodhur lëvizëse: Giorgio Armani. Z. Armani, siç thirrej gjithmonë me respekt dhe admirim nga punonjësit dhe bashkëpunëtorët e tij, ndërroi jetë në paqe, i rrethuar nga të dashurit e tij. I palodhur, ai punoi deri në ditët e tij të fundit, duke iu përkushtuar kompanisë, koleksioneve të saj dhe projekteve të larmishme”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy