Qyteti i New Yorkut ka vendosur të ngrijë qiratë për rreth 1 milion banesa me qira, të rregulluar në një vendim që konsiderohet si një fitore e rëndësishme për kryebashkiakun e majtë Zohran Mamdani.
Bordi i Udhëzimeve për Qiratë (Rent Guidelines Board), organi përgjegjës për përcaktimin e kufijve të rritjes së qirave për banesat e përfshira në skemën e kontrollit të qirasë, vendosi që nga 1 tetori qiratë të mos rriten më gjatë rinovimit të kontratave, qoftë ato njëvjeçare apo dyvjeçare.
Ky bord, i përbërë nga nëntë anëtarë të emëruar nga kryebashkiaku, merr çdo vit vendime për nivelin maksimal të rritjes së qirave për banesat që i nënshtrohen kontrollit të çmimeve.
Pas vendimit, Mamdani e cilësoi atë si "një fitore historike për qiramarrësit e qytetit të New Yorkut" dhe shtoi se ai përfaqëson "lehtësimin që meritojnë punëtorët e qytetit tonë".



