Plani amerikan për paqen, Pumo: Nëse ka garanci të plota, gjasat janë që të arrihet

Plani amerikan për paqen, Pumo: Nëse ka garanci të plota, gjasat janë që të arrihet

Një plan 28-pikësh për rregullimin e konfliktit në Ukrainë, propozuar nga presidenti amerikan, është miratuar në parim nga presidenti rus Putin. Gazetari Misha Pumo tha në një intervistë për MCN se nëse ka garanci të plota, gjasat për arritjen e paqes janë reale. 

 

Rusia nuk po sillet në mënyrë të eksituar pas shpalljes së këtij plani. Presidenti Putin deklaroi se Rusia nuk ka ngut në qëllimet e veta. SHBA nga ana tjetër kanë shfaqur vendosmëri më të madhe duke ushtruar me tepër trysni ndaj Zelenskyt. Qeveria e tij ndodhet në një pozitë shumë delikate. 

 

Kjo paqe mund të zgjasë goxha nëse arrihet me garanci të plota. Por pa SHBA, Europa nuk është asgjë. Presidenti Trump do të fokusohet në këtë drejtim. Putin duke menduar se mund të ketë rezistencë, atëherë ka deklaruar se nuk jemi ne por është Zelensky që nuk e do paqen. 

 

 SHBA nuk janë numër 1 si armik i Rusisë. Kështu transmetohet propaganda zyrtare. Rusia nuk ngatërron shapin me sheqerin, pra që popujt dhe qeveritë janë dy gjëra të ndryshme. Në Rusi kanë lejuar marrjen e vizave nga shtetas perëndimorë. 

 

Mënjanë mund të vihen Hungaria, ndoshta dhe Çekia. Një pjesë e establishmentit europian, por jo të gjithë, janë antirusë. Në Gjermani ka një pjesë, në Francë Makron ka telashet e veta. Në Rusi këtë mosgatishmëri për arritjen e paqes e lidhe direkt me influencën e Sorosit. Pra Rusia spekulon se këta janë armiqtë e paqes në Europë. 

 

Me Turqinë, Rusia nuk sheh ndonjë problem. Ambiciet e saj lidhen me Azerbajxhanin dhe Azinë e Mesme. Edhe Rusia ka interesa atje, por nuk bien ndesh me interesat e Rusisë. 

 

Ndërsa në lidhje me zërat e përhapur së fundmi për një rënie të besimit ndaj ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov, Pumo tha se ka tregues që flasin për njëfarë spostimi të Lavrov. 

 

Nuk ka tym pa zjarr. Në Rusi deklarohet se Lavrov është në krye të detyrës, është përgënjeshtruar mënjanimi i tij nga daljet publike. Por nga ana tjetër vazhdojnë të konsolidohen zëra që në plan të parë del Kiril Dimitriev njeriu i Putinit. Ai ka pasur marrëdhënie të mira me establishmentin amerikan. Flitet që një rol të madh në këtë marrëveshje të mundshme paqeje janë Dimitirev dhe Witkof. Komentohet se kjo nuk është pritur mirë dhe ka njëfarë xhelozie nga Ministria e Jashtme ruse. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy