Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres, ka reaguar lidhur me përshkallëzimin e dhunës se policisë ndaj protestuesve në protestat e fundit në Shqipëri.
Përmes një postimi të shpërndarë në platformat e tij sociale, Torres u bëri thirrje autoriteteve shqiptare për shtensionim të menjëhershëm të situatës.
Torres i ka cilësuar veprimet e policisë shqiptare si përtej çdo limiti dhe kërkoi që ato të marrin fund menjëherë. Ai nënvizoi se shqiptarët gëzojnë një të drejtë legjitime për të protestuar në mënyrë paqësore.
Jam thellësisht i shqetësuar nga shpërthimi i dhunës kundër protestuesve në Shqipëri. Veprimet e ndërmarra nga policia shqiptare janë përtej çdo kufiri dhe duhet të marrin fund. Shqiptarët kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë paqësore, policia duhet të respektojë të drejtën e protestuesve për të protestuar dhe policia duhet të ruajë sundimin e ligjit. Situata duhet të ulet për të qetësuar dhunën alarmante.



