Sifilizi dhe gonorrea arrijnë nivele rekord në Europë

Sifilizi dhe gonorrea arrijnë nivele rekord në Europë

Rastet e infeksioneve bakteriale seksualisht të transmetueshme janë rritur ndjeshëm në Evropë, njoftoi sot, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

 

Rastet e gonorresë dhe sifilizit arritën nivelet e tyre më të larta në më shumë se një dekadë në vitin 2024, sipas agjencisë shëndetësore të Bashkimit Evropian, e cila ka selinë në qytetin Solna të Suedisë.

 

ECDC regjistroi 106.331 raste të gonorresë në vitin 2024 , një rritje prej 303%.

 

Numri i rasteve të sifilizit u dyfishua gjatë së njëjtës periudhë, duke arritur në 45.577. 

 

Klamidia mbeti infeksioni më i zakonshëm seksualisht i transmetueshëm, me 213.443 raste, tha ECDC.

 

Bruno Csanzo i ECDC paralajmëroi se infeksionet e patrajtuara mund të çojnë në probleme serioze shëndetësore, përfshirë dhimbje kronike dhe infertilitet. 

 

Në rastin e sifilizit, ndërlikimet mund të ndikojnë edhe në zemër, enët e gjakut dhe sistemin nervor.

 

Ai tha se rritja e rasteve të sifilizit të transmetuar nga nëna tek fëmija është veçanërisht shqetësuese, me raportet që janë dyfishuar midis viteve 2023 dhe 2024.

 

Mbrojtja e shëndetit seksual mbetet e domosdoshme. Përdorni prezervativ me partnerë të rinj ose me shumë partnerë dhe testohuni nëse keni simptoma, të tilla si dhimbje, sekrecione ose ulçerë”, tha Chancho.

 

Sipas ECDC-së, burrat që kryejnë marrëdhënie seksuale me burra janë grupi më i prekur nga infeksionet, kryesisht gonorreja dhe sifilizi.

 

Sifilzi po bëhet gjithashtu më i zakonshëm tek njerëzit heteroseksualë, veçanërisht gratë në moshë riprodhuese.

 

ECDC njoftoi se rastet e regjistruara të transmetimit të sifilizit nga nëna tek fëmija u rritën nga 78 në vitin 2023 në 140 në vitin 2024 në 14 vendet që ofruan të dhëna përkatëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy