Kina ndalon me ligj ruajtjen e hirit të të afërmve të vdekur në shtëpi

Kina ndalon me ligj ruajtjen e hirit të të afërmve të vdekur në shtëpi

Me një ligj të ri, Kina kërkon të adresojë një “dhimbje koke” sociale duke i ndaluar qytetarët të ruajnë hirin e të afërmve të tyre të vdekur në banesa, në vend që të paguajnë çmimin jashtëzakonisht të lartë, për ruajtjen në varreza që po bëhen gjithnjë e më të rralla për shkak të urbanizimit ekstrem.

 

Legjislacioni i ri i Kinës do të ndalojë përdorimin e ambienteve të banimit të përcaktuara posaçërisht për ruajtjen e mbetjeve të djegura, si dhe varrimin e trupave ose ndërtimin e varreve në zona jashtë varrezave publike.

 

Ligji hyn në fuqi sot, disa ditë para Festivalit Qingming të dielën, një festë tradicionale kineze gjatë së cilës njerëzit pastrojnë varret e paraardhësve të tyre, duke bërë rituale të caktuara.

 

Praktika e përdorimit të një ndarjeje për të ruajtur hirin, e njohur si “guhui fang” ose “ndarje hiri”, ka fituar terren vitet e fundit, ndërsa urbanizimi ekstrem dhe një popullsi që po plaket me shpejtësi rrisin nevojën dhe koston për hapësirat e kufizuara në varrezat urbane.

 

Apartamentet bosh transformohen në krematoriume dhe salla ceremoniale, me altarë dhe qirinj, drita dhe mbetje hiri të rreshtuara sipas brezave.

 

Sipas një studimi global nga kompania e sigurimeve SunLife në vitin 2020, kostot e funeralit në Kinë renditen të dytat më të larta në botë, pas atyre në Japoni.

 

Në të kundërt, çmimet e pronave ranë me 40% midis viteve 2021 dhe 2025, pjesërisht për shkak të fushatës së Xi Jinping kundër spekulimeve në tregun e pronave.

 

Gjithashtu, varrezat në Kinë janë të disponueshme vetëm me kontratë qiraje 20-vjeçare, ndërsa apartamentet vijnë me të drejta përdorimi 70-vjeçare të mbështetura nga qeveria. Si rezultat, shumë qytetarë kinezë tani i shohin apartamentet si një mundësi më të mirë dhe më të përballueshme sesa varrezat, si një vend për të varrosur të dashurit e tyre.

 

Një hashtag i lidhur me ndalimin ka marrë mbi 7 milionë shikime në Weibo, ekuivalenti kinez i X, ku përdoruesit e mediave sociale që shprehin skepticizëm në lidhje me masën.

 

Kina ka një nga popullsitë me plakjen më të shpejtë në botë. Në vitin 2025, u regjistruan 11.3 milionë vdekje, nga 9.8 milionë në vitin 2015, një numër shumë më i madh se 7.9 milionë lindjet që ndodhën në vend po atë vit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy