Organizata e Kombeve të Bashkuara po e përmbush mandatin e saj me dinjitet dhe në fakt është i vetmi mekanizëm që garanton një ekuilibër interesash në botë.
Kështu tha Vladimir Putin, raporton Tass.
Presidenti rus bën thirrje për ndërtimin e marrëdhënieve ndërshtetërore në një botë shumëpolare të bazuara në respektin e ndërsjellë për interesat.
Kompanitë ruse, tha Putin në Forumin Ndërkombëtar për Paqe dhe Besim në Ashgabat të Turkmenistanit, synojnë të zbatojnë projekte të reja investimi në Turkmenistan.
Në 10 muajt e parë të vitit 2025, qarkullimi tregtar është rritur tashmë me 35%.



