Rutte takon Trumpin në prag të samitit të NATO-s, synon të shmangë përplasjet mes aleatëve

Rutte takon Trumpin në prag të samitit të NATO-s, synon të shmangë përplasjet mes aleatëve

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet të zhvillojë një takim të rëndësishëm me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, në prag të samitit të aleancës që do të mbahet pas dy javësh në Ankara. 

 

Qëllimi kryesor është shmangia e tensioneve dhe koordinimi i qëndrimeve mes SHBA-së dhe aleatëve. Rutte përballet me sfidën për t’i treguar Trumpit se vendet anëtare po rrisin angazhimin në mbrojtje, ndërsa disa prej tyre vazhdojnë të kenë vështirësi në përmbushjen e objektivave të dakorduara. 

 

Në fokus të bisedimeve do të jenë investimet ushtarake, mbështetja për Ukrainën dhe roli i NATO-s në përballjen me krizat e sigurisë.

 

Megjithëse marrëdhëniet mes Trump dhe Rutte konsiderohen të mira, aleatët mbeten të shqetësuar për kërkesat në rritje të Uashingtonit dhe mundësinë e mosmarrëveshjeve gjatë samitit të ardhshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy