Spanja vijon të përballet me një situatë të rënduar nga zjarret, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se temperaturat e larta dhe thatësira po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë kontrollin e flakëve.
Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i Spanjës ka shpallur rrezik "ekstrem" për zjarre në pjesën më të madhe të vendit, duke paralajmëruar se vala e të nxehtit pritet të zgjasë të paktën deri të dielën.
Ministri i Brendshëm, Fernando Grande-Marlaska, deklaroi se ditët e hënë dhe të martë janë vendimtare për përpjekjet e shërbimeve të emergjencës për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit.
Sipas Ministrisë së Brendshme, më shumë se 60 mijë persona janë evakuuar nga zonat e prekura në rajonet e Madridit, Avilës dhe Toledos, ndërsa zjarrfikësit vijojnë operacionet në terren.
María Eugenia Olive, drejtoreshë teknike e Shoqatës Zyrtare të Inxhinierëve Teknikë të Pyjeve, tha se operacionet për shuarjen e zjarreve po bëhen "gjithnjë e më të ndërlikuara", pasi temperaturat e larta dhe kushtet e thata favorizojnë përhapjen e shpejtë të flakëve.



