Alibaba padit Pentagonin pas përfshirjes në listën e zezë amerikane

Alibaba padit Pentagonin pas përfshirjes në listën e zezë amerikane

Gjiganti kinez i tregtisë elektronike, Alibaba, ka ngritur një padi ndaj Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagonit), duke kundërshtuar përfshirjen e tij në listën e kompanive që konsiderohen të lidhura me ushtrinë kineze. 

 

Në padinë e depozituar në Gjykatën Federale të San Jose, në Kaliforni, kompania argumenton se vendimi i Pentagonit është “arbitrar dhe i pajustifikuar”, duke kërkuar heqjen e emrit të saj nga lista e zezë. 

 

Një zëdhënës i Alibaba deklaroi për AFP se kompania nuk është një ndërmarrje ushtarake kineze dhe nuk është pjesë e ndonjë strategjie të bashkëpunimit mes sektorit civil dhe atij ushtarak në Kinë. 

 

Padia vjen pasi Pentagoni përditësoi në fillim të qershorit listën e kompanive që dyshohet se bashkëpunojnë me ushtrinë kineze. 

 

Në këtë listë përfshihen 80 kompani dhe një numër filialesh të tyre. 

 

Sipas dokumenteve gjyqësore, Alibaba pretendon se përfshirja e saj në këtë listë nuk mbështetet në asnjë bazë faktike apo ligjore dhe se autoritetet amerikane nuk kanë paraqitur prova që të justifikojnë një klasifikim të tillë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy