Autoritetet estoneze kanë filluar instalimin e portave dhe barrierave metalike në një pikë kyçe kufitare me Rusinë. Lajmi e raportoi të shtunën ERR duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes.
Masa, që thuhet se synon forcimin e sigurisë, vjen mes tensioneve në rritje midis Moskës dhe vendeve të NATO-s.
Këto përmirësime të infrastrukturës po bëhen në kalimin kufitar Narva, një nga pikat kryesore të tranzitit midis Estonisë dhe Rusisë.
Porta metalike po vendosen në hyrje të urës në anën estoneze, me struktura shtesë për kontrollin e këmbësorëve dhe automjeteve të pozicionuara në mes të saj.



