Sanksione të reja ndaj Iranit/ OKB: S’lejon mbikëqyrje bërthamore. Tehrani: Kemi frikë nga Izraeli

Sanksione të reja ndaj Iranit/ OKB: S’lejon mbikëqyrje bërthamore. Tehrani: Kemi frikë nga Izraeli

OKB-ja ka rivendosur sanksione të ashpra ndaj Iranit këtë fundjavë. 

Masat e reja hynë në fuqi pasi tre partnerët evropianë të marrëveshjes bërthamore me Iranin - Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania akuzuan Tehranin për përshkallëzim të vazhdueshëm bërthamor dhe mungesë bashkëpunimi. 

“Rivendosja e sanksioneve të OKB-së nuk është fundi i diplomacisë”, thanë evropianët në një deklaratë të përbashkët. 

Bisedimet mes tre vendeve dhe Iranit në OKB nuk arritën të prodhonin një marrëveshje të re. Në mënyrë specifike, ata përmendën refuzimin e Teheranit për të bashkëpunuar me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së, Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Ndërkohë, Teherani kërkon garanci sigurie për objektet e tij bërthamore se nuk do të sulmohen nga Izraeli, që të heqë dorë nga program për pasurimin e uraniumit.

Irani pezulloi inspektimet e objekteve të tij bërthamore pasi Izraeli dhe SHBA-tw bombarduan disa prej centraleve tw tij bwrthamore dhe bazat ushtarake. 

Më herët, presidenti Masoud Pezeshkian tha se Tehrani nuk ka ndërmend të zhvillojë armë bërthamore. 

Rivendosjen e sanksioneve Pezeshkian e përshkroi "të padrejtë dhe të paligjshme". 

Aktiviteti bërthamor i Iranit u shtua pasi Donald Trampi tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja bërthamore në vitin 2016. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy