Viti 2025 ishte viti i tretë më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë, vetëm 0.01°C më i ftohtë se viti 2023 dhe 0.13°C më i ftohtë se viti 2024, viti më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë.
Copernicus, shërbimi meteorologjik i Bashkimit Europian, njoftoi se 11 vitet e fundit kanë qenë më të ngrohtat e regjistruara ndonjëherë.
Temperaturat globale gjatë tre viteve të fundit 2023-2025 kanë qenë mesatarisht më shumë se 1.5°C mbi nivelet para-industriale (1850-1900).
Kjo është hera e parë që një periudhë trevjeçare ka tejkaluar limitin prej 1.5°C.



