Fituesi i Eurovisionit, Nemo, do të kthejë trofeun në shenjë proteste ndaj Izraelit

Fituesi i Eurovisionit, Nemo, do të kthejë trofeun në shenjë proteste ndaj Izraelit

Nemo, këngëtari zviceran i cili fitoi festivalin europian të këngës Eurovision 2024, ka thënë se do e dorëzojë trofeun në shenjë proteste për pjesëmarrjen e Izraelit në eventin e vitit të ardhshëm.

 

26-vjeçari, tha të enjten se kishte “një konflikt të qartë” midis idealeve të Eurovisionit të unitetit, përfshirjes dhe dinjitetit për të gjithë dhe vendimit për të lejuar Izraelin të konkurrojë.

 

Në një deklaratë në Instagram, ai tha: “Edhe pse jam jashtëzakonisht mirënjohës për komunitetin rreth këtij konkursi dhe gjithçka që kjo përvojë më ka mësuar si person dhe si artist, sot nuk ndiej më se ky trofe i përket raftit tim.”

 

Vendimi i Nemo thellon krizën rreth Eurovision 2026, i cili tani po përballet me një bojkot nga pesë vende për shkak të luftës së Izraelit në Gaza.

 

Pasi organi organizator i konkursit, Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU), refuzoi të përjashtonte Izraelin për shkak të sjelljes së tij në luftë, Spanja, Irlanda, Holanda dhe Sllovenia njoftuan se do ta bojkotonin konkursin. Atyre iu bashkua të mërkurën edhe Islanda ku bordi i transmetuesit kombëtar RUV votoi që të mos merrte pjesë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy