Rikthehet pas 60 vitesh në SHBA krimbi mishngrënës, Kanadaja ndalon bagëtitë nga Teksasi

Rikthehet pas 60 vitesh në SHBA krimbi mishngrënës, Kanadaja ndalon bagëtitë nga Teksasi

Kanadaja ka ndaluar përkohësisht importin e bagëtive nga Teksasi pasi autoritetet amerikane zbuluan dy raste të krimbit të Botës së Re (New World Screwworm), një parazit i rrezikshëm që ushqehet me mishin e gjallë të kafshëve.

 

Agjencia Kanadeze e Inspektimit të Ushqimit njoftoi se lopët dhe kuajt që kanë qenë në Teksas gjatë 21 ditëve të fundit nuk do të lejohen të hyjnë në vend.

 

Pas zbulimit të rasteve te dy viça në jug të Teksasit, pranë kufirit me Meksikën, guvernatori i shtetit, Greg Abbott, shpalli gjendje katastrofe, duke paralajmëruar se përhapja e parazitit mund të intensifikohet gjatë verës.

 

Paraziti ishte konsideruar i zhdukur në SHBA që nga viti 1966, por rastet e fundit kanë ngritur shqetësime të reja për industrinë bujqësore në Amerikën e Veriut.

 

Autoritetet amerikane po zbatojnë masa karantine dhe planifikojnë të përdorin miliona miza sterile për të frenuar përhapjen e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy