30 të plagosur nga tërmeti në Japoni/ Pezullohen disa shërbime hekurudhore, mijëra shtëpi pa energji elektrike

30 të plagosur nga tërmeti në Japoni/ Pezullohen disa shërbime hekurudhore, mijëra shtëpi pa energji elektrike

Të paktën 30 persona kanë mbetur të plagosur pasi një tërmet me magnitudë 7.5 ballë goditi Japoninë verilindore të hënën në mbrëmje, duke detyruar mijëra njerëz të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

 

Tërmeti u regjistrua në orën 23:15 (me orën lokale) në një thellësi prej 50 km, rreth 80 km larg bregdetit të rajonit Aomori, tha Agjencia Meteorologjike e Japonisë. Tërmeti shkaktoi paralajmërime për cunami, por fatmirësisht fenomeni natyror nuk ndodhi.  

 

Disa shërbime treni janë pezulluar dhe mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike si rezultat.

 

Autoritetet kanë paralajmëruar se lëkundje edhe më të forta mund të pasojnë në ditët në vijim, duke u bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në gatishmëri të lartë për të paktën një javë, sipas raporteve të mediave lokale.

 

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, u lëshuan urdhra për evakuimin e rreth 90,000 banorëve.

 

Qeveria e prefekturës së Aomorit tha se rreth 2,700 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike. Hekurudha Lindore e Japonisë ka pezulluar gjithashtu disa shërbime përgjatë bregdetit verilindor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy