Administrata e Presidentit Donald Trump kërkon që Gjykata Ndërkombëtare Penale të ndryshojë dokumentin e saj themelues për t'u siguruar që nuk do të hetojë presidentin republikan dhe zyrtarët e tij të lartë.
Kështu tha një zyrtar i administratës Trump.
Më tej, zyrtari në kushte anonimiteti tha se nëse gjykata nuk vepron sipas kësaj kërkese të SHBA-së, si edhe të dorë nga hetimet ndaj udhëheqësve izraelitë lidhur me luftën në Gaza dhe përfundimin zyrtar të një hetimi të mëparshëm të trupave amerikane për veprimet e tyre në Afganistan , Uashingtoni mund të penalizojë më shumë zyrtarë të Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe mund të sanksionojë vetë gjykatën.
Uashingtoni ua ka komunikuar kërkesat e tij anëtarëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, disa prej të cilëve janë aleatë të SHBA-së, dhe ia ka bërë ato të ditura edhe gjykatës.
Shtetet e Bashkuara nuk janë palë në Statutin e Romës që themeloi Gjykatën Ndërkombëtare Penale në vitin 2002 si një gjykatë të fundit, me fuqinë për të ndjekur penalisht krerët e shteteve.



