Mbreti Charles III ka urdhëruar vëllain e tij, Princi Andrew Mountbatten-Windsor, të lirojë rezidencën e tij në Ëindsor, pasi emri dhe foto e tij dolën në dosjet e abuzuesit të ndjerë seksual Jeffrey Epstain.
Sipas mediave britanike Mbreti i kishte dhënë një muaj kohë vëllait të tij për të liruar rezidencën Royal Lodge, bashkë me stafin, duke humbur në këtë mënyrë sigurinë dhe mbështetjen financiare.
“Andrew-t iu tha se gjithçka duhej të dilte dhe absolutisht asgjë nuk duhej lënë pas. Ai nuk është kthyer për të marrë asgjë, duke ia lënë stafit ta këtë punë.”
Ky largimi nga Royal Lodge konsiderohet si një tjetër goditje për Princin Andreë, i cili ka humbur mbështetjen financiare dhe sigurinë 24-orëshe, ndërkohë që ky i fundit dyshohet se ka dhënë informacione të rëndësishme gjatë kohës që shërbente si i dërguar tregtar i Mbretërisë së Bashkuar.
Akuzat në drejtim të Princit Andrew vijnë pas publikimit të dokumenteve nga departamenti i drejtësisë i SHBA-së në lidhje me Epstein dhe lidhjet e tij me të pasurit dhe të fuqishmit. Andrew gjithmonë ka mohuar çdo shkelje apo akuzë kundër tij, por nuk është përgjigjur drejtpërdrejt ndaj këtyre akuzave të fundit.



