Armëpushimi 2-javor/ Muzhaqi: Marrëveshja e brishtë, rreziku për Shqipërinë ekziston (VIDEO)

Armëpushimi 2-javor/ Muzhaqi: Marrëveshja e brishtë, rreziku për Shqipërinë ekziston (VIDEO)

Armëpushimi dy-javor mes Iranit dhe Izraelit, i cili synonte të ulte tensionet dhe të hapte ngushticën e Hormuzit, ka rezultuar një marrëveshje jashtëzakonisht e brishtë, sipas ekspertit të sigurisë Ergys Muzhaqi, i ftuar.

 

Ky armëpushim nuk ka mbajtur as 24 orë. Sulmet nuk kanë pushuar dhe ngushtica e Hormuzit nuk është hapur,” tha Muzhaqi. 

 

Ai theksoi se marrëveshja përfshin shumë palë me interesa të ndryshme: SHBA, Izrael, Irani, por edhe Kina dhe Rusia. Në MCN Live eksperti shtoi se Izraeli, si iniciatori i përplasjes, dhe sulmet e tij në Liban kanë rikthyer gjendjen në situatën fillestare. 

 

Irani është një shtet autonom që ka burimet e veta dhe mbështetje nga faktorët e mëdhenj globalë, si Kina dhe Rusia. Ai nuk ulet thjesht i vetëm në tavolinë.

 

Muzhaqi komentoi edhe rolin e Shqipërisë në marrëdhëniet me Iranin.

 

Nuk kemi simpati për Iranin; lidhja jonë është kryesisht kulturore dhe gjuhësore. Irani ka pasur investime në vendin tonë, por praktikisht asnjë vend rajonal nuk e akuzon si shkaktar të shumë krizave. Vendimi për të përzënë ambasadën iraniane brenda 24 orëve ka qenë i nxituar dhe na futi në një vorbull. Jemi anëtar i NATO-s, por nuk duhet të fusim veten në konflikte që nuk na takojnë,” tha ai.

 

Eksperti gjithashtu nënvizoi dimensionin ekonomik dhe strategjik të krizës: ngushtica e Hormuzit është kyçe për tregtinë e gazit dhe naftës, si dhe ndërprerja e saj do të ndikonte në zinxhirin global të çmimeve. 

 

Qëllimi i superfuqive është të ruajnë stabilitetin dhe të shmangin pasoja ekonomike serioze për vendet e tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy