
Qindra zjarrfikës holandezë luftuan me një zjarr pyjor të martën herët në një rezervat natyror në juglindje të Holandës, paralajmëruan autoritetet.
Zjarri shpërtheu në mesditën e së hënës në një rezervat natyror pranë fshatit Oostrum në provincën e Limburgut.
Të martën në mëngjes, autoritetet provinciale raportuan se flakët nuk ishin ende nën kontroll dhe se një sipërfaqe prej 100 hektarësh ishte në flakë.
Të paktën 300 punonjës shpëtimi u mobilizuan gjatë natës për të shuar flakët. Helikopterët me ujë, të dërguar për të shuar zjarrin.
Një kamping aty pranë u evakuua gjatë natës. “Për shkak të thatësirës, zjarri mund të përhapet me shpejtësi në rezervatet natyrore”, shtuan autoritetet lokale, pa specifikuar shkakun e saktë të zjarrit.



