Hantavirusi, OBSH: Do të ketë raste të mëtejshme, por nuk ka shenja për shpërthim epidemik

Hantavirusi, OBSH: Do të ketë raste të mëtejshme, por nuk ka shenja për shpërthim epidemik

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha sot, se nuk ka indikacione për fillimin e një epidemie më të gjerë të hantavirusit, megjithëse nuk e përjashtoi mundësinë që të shfaqen edhe raste të tjera.

 

Për momentin, nuk ka indikacione se po përballemi me një epidemi më të gjerë, por sigurisht që situata mund të ndryshojë”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke folur së bashku me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez në Madrid.

 

Ai shtoi se duke pasur parasysh periudhën e gjatë të inkubacionit të virusit, mund të shihen më shumë raste në javët në vijim.

 

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, deri më tani ka shtatë raste të konfirmuara të llojit të hantavirusit të Andeve dhe dy të dyshuara: holandezi i cili vdiq para se të testohej dhe një burrë që ishte në anijen turistike dhe tani është i shtruar në spital në ishullin Tristan da Cunha në Oqeanin Atlantik, ku nuk ka teste.

 

Midis rasteve të konfirmuara është një shtetas francez i cili rezultoi pozitiv për koronavirusin pasi anija turistike mbërriti në Ishujt Kanarie të dielën. 

 

Autoritetet franceze folën për 22 kontakte të identifikuara në vend, ndërsa u kërkuan qytetarëve të mos shqetësoheshin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy