Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump njoftoi në rrjetin e tij social Truth se ka ndryshuar planin e tij për të vendosur një taksë prej 20% mbi anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, duke e zëvendësuar këtë ide me marrëveshje tregtare me Shtetet e Gjirit.
Ai deklaroi se kishte vendosur ta zëvendësonte këtë kompensim që korrespondon me 20% të vlerës së ngarkesave të anijeve me marrëveshje tregtare dhe investimi që shtetet e ndryshme të Gjirit do të bëjnë me Shtetet e Bashkuara.
Sipas Trump, ky ndryshim, vetëm 24 orë pasi njoftoi qëllimin e tij për të vendosur këtë taksë, një taksë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare që synon të garantojë lirinë e lundrimit, erdhi pas diskutimeve shumë produktive me shtetet e Gjirit.



