“Miqtë e Orbanit” ikin nga Hungaria/ “The Guardian”: Po largojnë edhe paratë nga vendi

“Miqtë e Orbanit” ikin nga Hungaria/ “The Guardian”: Po largojnë edhe paratë nga vendi

Media britanike “The Guardian” shkruan se bashkëpunëtorët e Viktor Orbanit, ish-kryeministri hungarez, po nxitojnë të transferojnë pasurinë e tyre jashtë vendit. Avionë privatë të ngarkuar me plaçkat e tyre po ngrihen në fluturim rregullisht nga Vjena. Shumë të tjerë po nxitojnë t’i investojnë asetet e tyre jashtë vendit, shkruan “The Guardian”.

 

Sipas medias britanike, që nga marrja e pushtetit në vitin 2010, një rreth i ngushtë bashkëpunëtorësh të Orbanit kanë grumbulluar pasuri shumë të mëdha, kryesisht falë kontratave që qeveria jepte për miqtë e kryeministrit. 

 

“Guardian” pretendon se tre anëtarë të rrethit të ngushtë të Orbanit kanë filluar të zhvendosin asetet e tyre jashtë vendit. Asetet po transferohen në Arabi Saudite, Oman dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Edhe kryeministri i zgjedhur Péter Magyar ka akuzuar ata që po largohen nga pushteti se po largojnë pasuritë për t’u ruajtur nga llogaridhënia përpara ligjit. 

 

Oligarkët e lidhur me Orbanin po transferojnë dhjetëra miliarda euro në Emiratet e Bashkuara Arabe, Shtetet e Bashkuara, Uruguai dhe vende të tjera të largëta. Gjithashtu, jam informuar se disa familje oligarkësh janë larguar tashmë nga vendi. Sipas raportimeve, disa familje oligarkësh me ndikim i kanë tërhequr fëmijët e tyre nga shkolla dhe po organizojnë personel sigurie për largimin e tyre. Po marrim gjithnjë e më shumë raportime për shkatërrim dokumentesh nga ministri të ndryshme dhe kompani të afërta me partinë e Orbanit, “Fidesz”.

 

Magjari i bëri thirrje prokurorit të përgjithshëm, shefit të policisë dhe kreut të zyrës së taksave që të mos i lejojnë të ikin nëpër vende prej nga s’mund të ekstradohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy