Presidenti amerikan, Donald Trump, urdhëroi ushtrinë amerikane të enjten që të rifillojë menjëherë testimin e armëve bërthamore pas një ndërprerjeje prej 33 vitesh, pak minuta para se të fillonte një takim me Presidentin kinez Xi Jinping.
“Për shkak të programeve të testimit nga vendet e tjera, unë i kam udhëzuar Departamentit të Luftës që të fillojë testimin e armëve tona bërthamore në baza të barabarta”, shkroi Trump në mediat sociale pak para takimit me Presidentin kinez Xi Jinping në Korenë e Jugut.
SHBA-të kanë më shumë armë bërthamore se çdo vend tjetër, tha Trump, ku Rusia ndodhet në vendin e dytë dhe Kina në të tretin.
SHBA nuk ka kryer testime të armëve bërthamore që nga viti 1992.
Kjo vjen vetëm disa ditë pasi Trump denoncoi Rusinë për testimin e një rakete me energji bërthamore, e cila thuhet se ka një rreze të pakufizuar veprimi.
Postimi i Trump të mërkurën në mbrëmje pranon fuqinë e jashtëzakonshme shkatërruese të armëve bërthamore, por tha se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të përditësonte dhe rinovonte arsenalin amerikan.
Testi i fundit i armëve bërthamore të SHBA-së ishte në vitin 1992, përpara se ish-Presidenti republikan George HW Bush të lëshonte një moratorium me përfundimin e Luftës së Ftohtë.
Herën e fundit që SHBA-të testuan një bombë bërthamore ishte më 23 shtator 1992. Testi u zhvillua në një strukturë nëntokësore në shtetin perëndimor të Nevadës.



