Tragjedi në kufirin Marok- Ceuta/ Të paktën 99 viktima, familjet kërkojnë të afërmit e zhdukur

Tragjedi në kufirin Marok- Ceuta/ Të paktën 99 viktima, familjet kërkojnë të afërmit e zhdukur

Qindra familje janë mbledhur në qytetin maroken të Fnideq, pranë kufirit me enklavën spanjolle të Ceutës, në kërkim të të afërmve të zhdukur pas kalimit masiv të emigrantëve drejt Spanjës. 

 

Sipas autoriteteve lokale, të paktën 99 persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Rreth 72 mijë persona hynë në Ceuta javën e kaluar, ndërsa autoritetet spanjolle kanë kthyer tashmë në Marok rreth 70 mijë prej tyre. 

 

Në territorin spanjoll ndodhen ende rreth 2 mijë emigrantë, mes tyre të paktën 862 fëmijë të pashoqëruar, për fatin e të cilëve organizatat humanitare kanë ngritur shqetësime serioze.

 

Ndërkohë, Spanja dhe Maroku vazhdojnë të shkëmbejnë qëndrime mbi shkaqet e fluksit të papritur, me Rabatin që fajëson dezinformimin në rrjetet sociale, ndërsa autoritetet spanjolle po hetojnë rrethanat e ngjarjes dhe kanë hapur një zyrë për raportimin e personave të zhdukur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy