Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, ka folur mbi ecurinë e procesit të integrimit europian të Malit të Zi.
Në një lidhje përmes Skype për MCN, Camaj theksoi se Mali i Zi është e vendosur të plotësojë të gjitha kushtet, duke synuar vitin 2028 si një moment vendimtar për t’u anëtarësuar në BE.
Sipas nënkryetarit të Parlamentit, Mali i Zi ka një objektiv të qartë dhe synon një anëtarësim me të drejta të plota në familjen europiane.
Synimi është i qartë, që Mali i Zi të jetë anëtar i plotë i BE-së dhe jo të jetë një anëtar i dorës së dytë. Anëtarësimi është një strategji afatgjatë, është punuar në këtë drejtim dhe është bërë shumë punë në luftën kundër korrupsionit. Ne jemi në shërbim të asaj që ishte objektiv strategjik i këtij shteti që nga krijimi i tij.
Më të vështirë janë kapitujt 23 dhe 24 me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, një gjë që e ka lënë pas Malin e Zi. Ne duam që të bëhemi anëtarë të BE-së, edhe pse korrupsioni ishte në nivel të lartë dhe kjo bëri që ajo qeveri që ishte ta humbiste pushtetin. Nuk është e lehtë që këta dy kapituj të mbyllen dhe unë shpresoj se puna që është bërë në këto 4 vite do të jetë vendimtare në vitin 2028.
