Greqi, 22 emigrantë humbin jetën pas gjashtë ditësh në det të hapur

Greqi, 22 emigrantë humbin jetën pas gjashtë ditësh në det të hapur

Njëzet e dy persona të cilët u nisën nga Libia humbën jetën pas gjashtë ditësh në lundrimin e tyre në Detin Mesdhe, trupat e të cilëve u hodhën në ujë, i thanë të mbijetuarit rojës bregdetare greke, pranë Ierapetrës. 

 

Njëzet e gjashtë persona, përfshirë një grua dhe një të mitur, kombësia e të cilëve nuk u specifikua, u shpëtuan nga një anije e Frontex pranë ishullit grek të Kretës, sipas një deklarate të shkurtër të lëshuar të premten në mbrëmje nga Roja Bregdetare Helenike.

 

Sipas emigrantëve, varka ishte nisur në orët e mbrëmjes së datës 21 mars nga rajoni i Tobrukut të Libisë, me destinacion Greqinë. 

 

Nga hetimi paraprak rezultoi se fillimisht në varkë hipën gjithsej 48 persona. Gjatë udhëtimit, pasagjerët humbën orientimin dhe qëndruan në det për gjashtë ditë pa ujë dhe ushqim. 

 

Sipas të shpëtuarve, 22 persona humbën jetën për shkak të vështirësive dhe trupat e tyre u hodhën në det me urdhër të njërit prej trafikantëve. 

 

Për transportin e tyre në Greqi, të huajt paguan shuma parash prej rreth 10.000 dollarë amerikanë.

 

Autoriteti Qendror Portual i Heraklionit në Kretë, i cili po kryen hetimet paraprake, identifikoi dy të huaj shtetas të Sudanit të Jugut, të moshës 19 dhe 22 vjeç, si trafikantë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy