Sulm me eksploziv ndaj një treni në Pakistan, të paktën 24 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur
Të paktën 24 persona kanë humbur jetën këtë të diel si pasojë e një sulmi me eksploziv ndaj një treni që transportonte personel ushtarak në provincën e trazuar të Baluchistanit, në jugperëndim të Pakistanit.
Lajmi është konfirmuar nga një zyrtar i lartë lokal, i cili bëri të ditur se mes viktimave ka edhe ushtarakë.
Sulmi ndodhi në Quetta, kryeqendra e provincës Baluchistan, ndërsa shpërthimi shkaktoi gjithashtu mbi 50 të plagosur.
Autoritetet pakistaneze kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa deri më tani nuk ka një reagim zyrtar lidhur me autorët e sulmit.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.