Donald Trump mund t’i tërheqë përsëri Shtetet e Bashkuara nga UNESCO, të cilën e ka akuzuar për tendenca antiamerikane dhe antiizraelite, si dhe për një axhendë pro-Woke.
Lajmin e bën të ditur “New York Post”, e cila kujton se shkurtin e kaluar, presidenti amerikan pati urdhëruar një shqyrtim tremujor të pranisë amerikane në Organizatën Arsimore, Shkencore dhe Kulturore të Kombeve të Bashkuara.



