Putini refuzon ofertën e Zelensky-t për takim, riafirmon qëllimet e luftës në Ukrainë

Putini refuzon ofertën e Zelensky-t për takim, riafirmon qëllimet e luftës në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin ka refuzuar ofertën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për një takim të drejtpërdrejtë me synim arritjen e paqes, duke deklaruar se Rusia do të vazhdojë të ndjekë objektivat e saj ushtarake në Ukrainë, përfshirë kontrollin e plotë të rajonit të Donbasit.

 

Gjatë Forumit Ekonomik të Shën Petersburgut, Putin e cilësoi si të papërshtatshme letrën e hapur të Zelenskyt, në të cilën lideri ukrainas propozonte një takim në një vend të tretë, si Zvicra ose Turqia, si dhe një armëpushim të plotë gjatë zhvillimit të negociatave.

 

Deri më tani nuk shoh asnjë kuptim”, tha Putin kur u pyet për mundësinë e një takimi me homologun ukrainas, duke shtuar se kërkesat territoriale të Moskës mbeten të pandryshuara.

 

Nga ana tjetër, Zelensky reagoi duke thënë se refuzimi i Kremlinit dëshmon mungesën e vullnetit për t’i dhënë fund luftës. Ai e cilësoi përgjigjen e Putinit si të dobët dhe zhgënjyese për komunitetin ndërkombëtar.

 

Ndërkohë, luftimet vazhdojnë. Ukraina ka intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike dhe objektivave strategjikë rusë, ndërsa Moska këmbëngul se do të vazhdojë ofensivën pavarësisht presioneve ushtarake dhe ekonomike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy