Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha të premten se prania ushtarake amerikane në Evropë do të reduktohet, si pjesë e rivlerësimit të kërcënimeve globale nga administrata Trump.
“Kemi detyrime në Indo-Paqësor, kemi detyrime në Lindjen e Mesme, kemi detyrime në Hemisferën Perëndimore, kështu që ky është një proces i vazhdueshëm dhe nuk duhet të jetë surprizë për askënd”, u tha ai gazetarëve pas Samitit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s në Suedi.
Rubio shtoi se nuk po përcakton një afat kohor për uljen e numrit të trupave amerikane në Evropë, por është një proces që filloi që nga dita e parë e kësaj administrate.
Ai këmbëngul se asgjë nga kjo nuk është e habitshme, megjithëse thotë se e kupton pse kjo mund të krijojë njëfarë nervozizmi.
Mendoj se ekziston një kuptim i gjerë se në fund të fundit do të ketë më pak trupa amerikane në Europë sesa ka pasur historikisht, për një numër arsyesh.
Megjithatë, ai thekson se gjermanët nuk u panikuan pas njoftimit të planeve për të tërhequr 5000 ushtarë, “sepse e dinin se kjo thjesht na kthente në shifrat e vitit 2022, dhe ishte një reduktim prej më pak se 11% ose 12% të pranisë sonë totale atje”.



