
Liderët më të rëndësishëm të Europës kanë reaguar për operacionin e SHBA-ve në Venezuelë, që u përmbyll me arrestimin e Presidentit Maduro dhe bashkëshortes së tij. Ndonëse janë në një linjë se Maduros i mungonte legjitimiteti ata shprehin rezerva në lidhje me ndërhyrjen e Amerikës, dhe ngrenë pikëpyetje nëse ishte në përputhje me ligjin ndërkombëtar.
REAGIMET
Mbretëria e Bashkuar: Kryeministri Keir Starmer thotë se Mbretëria e Bashkuar nuk ishte e përfshirë në operacion dhe se dëshiron të flasë me Trump-in "për të parë më së pari faktet" përpara se të komentojë më tej.
Franca: Presidenti Emmanuel Macron i bën thirrje kandidatit të opozitës së Maduros për zgjedhjet e vitit 2024, Edmundo González, të cilin ai e quan “president”, të mbikëqyrë një tranzicion “paqësor dhe demokratik”.
Gjermania: Maduro “e çoi vendin e tij drejt shkatërrimit”, thotë kancelari Friedrich Merz, por shton se qeveria po merr kohë për të vendosur nëse veprimet e SHBA-së shkelën ligjin ndërkombëtar.
Italia: Kryeministrja Giorgia Meloni thotë se "veprimi ushtarak i jashtëm nuk është mënyra për t'i dhënë fund regjimeve totalitare", por shton se është "legjitime" të mbrohesh nga "sulmet ndaj sigurisë së vet".
Spanjë : Kryeministri Pedro Sánchez thotë se Spanja "nuk e njohu" regjimin e Maduros, por "as nuk do të njohë një ndërhyrje që shkel ligjin ndërkombëtar". Ai bën thirrje për respektimin e Kartës së OKB-së.
Bashkimi Evropian: Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme Kaja Kallas thotë se BE-ja "ka deklaruar vazhdimisht" se Maduros i mungon



